Ky eshte programi i vizites se Amabasadores ne BC. Disa nga momentet kryesore perfshijne pjesemarrjen e Ambasadores ne Festen e Gruas ne Richmond me ftesen e Shoqates Eaglesland, takimi me kryesine, takimin ne UBC me Dr. Genc Basha, si dhe vizita ne ndertesen legjislative te BC ku per here te pare u ngrit zyrtarisht flamuri Shqiptar perballe nderteses dhe per here te pare nje ambasador Shqiptar viziton asamblene legjislative ne BC. Ne oren 1:30 ne daten 12 Mars 2024 Amabasdorja mori pjese ne seancen pyetje dhe pergjigje dhe speaker i parlamentet e prezantoj Amasadoren zyrtarish. Ky qe nje moment i bukur pasi e gjithe salla u ngrit ne kembe me duartrikitje. Duhet thene qe ky aktivitet qe i suksesshem dhe ne pergjithesi ka patur vleresim pozitiv per personalitetin e znj. Ambasadore dhe per gatishmerine e saj per te ndihmuar. Po keshtu ajo ka sjellur nje kuti plot me libra shkollore qe ja ka dhuruar Shoqates. Po keshtu ajo ka dhene nje seri materialesh qe ndihmojne per te zgjeruar rrjetin e bashkepunimit per aktivitetet e ardhshme. 


Nuk gjejme fjale te falenderojme Zotin Heba per perkushtimin deri ne detaje te kesaj vizite qe pa frike do ta quajme nga me interesantet e me te kompletuarat qe eshte bere ndonjehere nga Kryesia e Shoqates ne bashkepunim me Ambasaden Shqiptare ne Ottawa.



Ishte nje kenaqesi e vecante te kishim mes nesh nje Ambasadore qe eshte teper e perkushtuar jo vetem per ti ngritur e promovuar  vlerat Vendit tone ne Kanada por gjithashtu duke vendosur ura komunikimi me autoritetet ne nivel Province e Federale, por edhe deshira per tu njohur me komunitetin shqipfoles ne Vankuver, vleresuar pune qe kemi bere, por edhe me detyrimin per te bere me shume per nje bashkepunim e komunikim akoma me te frytshem ne te ardhmen.


Ishte nje nder qe patem rastin te takohemi e te  kishim  biseda te frytshme mbi punen e Kryesine, shoqaten e komunitetin tone ne Vankuver, punen tone e pergjegjesite qe mbartim me aktivitetet tona e me gjere, se cfare mund te bejme me shume per ta ngritur nivelin e punes ne nje stad me te larte.


Takimet e ndryshme me figura te spikatura te komunitetit si dhe vizitat ne Universitet e pranishme ne BC ishin frutdhenese per ekspozene e Shqiperise ne politiken e jashtme si dhe vendosjen e urave te miqesise e bashkepunimit te metejshem.


Padyshim qe vizita ne Victoria, ngritja e flamurit dhe respekti reciprok ne takimet me figurat e spikatura te Legjislativit ne BC ishte nje mbyllje spektakulare e vizites ne Vankuver dhe padyshim plani teper i detajuar e klinikisht  i pergatitur deri ne persosmeri  e perpikmeri nga Zoti Heba na ben te ndjehemi krenare qe padyshim ta quajme nje arritje te rendesishme  ne historine e Shoqates tone.

Edhe njehere faleminderit Kryesise dhe Zotit Heba per pergjegjesine e treguar e perkushtimin shembullor duke e bere edhe Zonjen Ambasadore jo vetem te ndihet e nderuar por te lartesoje figuren tuaj dhe kontributin e perbashket tuajin e te Kryesise  per Komunitetin tone ne Vankuver e per vendosjen e urave te bashkepunimit edhe me Shoqatat e tjere simotra ne Kanada.