Te nderuar miq te Komunitetit Shqiptar ne Vankuver.
 
Me rastin e festes se pavaresise se Kosoves Shoqata Shqiptare "Eaglesland" ne bashkepunim me Konsullaten e Nderit te Republikes se Shqiperise ne Vancouver ka kenaqesine qe te shfaqe filmin artisik Hive (Zgjoi) 2021.

Ky film shfaqet me rastin a pavaresise se Kosoves dhe ne kuadrin a artit Shqiptar ne Vancouver, nje insiative e Shoqates Shqiptare te BC qe do sjelle nje seri filmash te tjere se shpejti. 

HIVE eshte nje film drame qe eshte xhiruar ne vitin 2019 ne Janjevo, Prishtine dhe Kosove.

Filmi Hive nje produkt i regjisores dhe shkrimtares Blerta Basholli, me aktoret e njohur Yllka Gashi, Cun Lajci dhe Aurita Gushi, ka fituar tre cmimet ne Sundance dhe prezanton historine e dhimshme dhe te vertete te Fahrijes e cila humbi bashkeshortin e saj ne luften e Kosoves te viteve 1998-1999 dhe me kurajo perballoj veshtiresite e realitetit te atehershem duke inspiruar te gjitha grate ne komunitetin e saj.

Eshte hera e pare ne historine e Sundance qe nje film fiton te treja cmimet e medha menjehere ( The Grand Jury Prize, The Audience Award, and the Directing Award). Realizimi i ketij filmi eshte bere ne bashkepunim me Kosoven, Zvicren, Maqedonine e Veriut dhe Republiken e Shqiperise. 

Filmi do te shfaqet ne teatrin Dunbar Theater ne Vancouver dhe ftojme qe ta mbushim sallen plot e perplot ne kete film kaq te interesant qe ka lene mbresa te jashtezakonshme ne sferen e filmit nderkombetare. Ky film eshte shfaqur dhe ne Toronto, Montreal dhe Calgary kohet e fundit. 
 
Filmi do te shfaqet  si me poshte:
 
Data: Shkurt 24/2024
Ora: 01:00PM
Cmimi i Biletes: $ 15.00
 
Adresa e Teatrit: 4555 Dunbar Street, Vancouver, BC, Canada, V6S 2G7